Krerët e Ballkanit zotohen për bashkëpunim më të ngushtë në rrugën europiane

2018-07-05 10:08:19 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit e Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Serbisë përfunduan të mërkurën një takim rajonal njëditor në qytetin port të Selanikut në Greqinë veriore.

Ata u zotuan për shtimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në rrugën europiane dhe për bashkëpunim në zhvillimin e përbashkët duke nxitur projektet kyçe në sektorët e transportit dhe energjisë në të gjithë Ballkanin.

"Ballkani duhet të bëhet një rajon pa nacionalizëm, i cili do të lulëzojë nëpërmjet bashkëpunimit", tha kryeministri grek Alexis Tsipras gjatë deklaratës së përbashkët në fund të takimit.

Një vit më parë, imazhi i rajonit ishte plotësisht i ndryshëm, në një kohë kur Greqia po luftonte me krizën ekonomike dhe atë të refugjatëve, ndërkohë që Shqipëria dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë kaluan nëpër kriza serioze politike, tha kreu grek. (Zhan Dian/Bana/Foto nga CFP)

Mrekulli
Lajmet Kryesore