OECD-ja dhe FAO publikojnë raportin për perspektivën e bujqësisë botërore në 10 vitet e ardhshme

2018-07-04 10:41:00 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik (OECD) dhe Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë e OKB-së (FAO) publikuan dje në Paris raportin vjetor. Në këtë raport u parashikua zhvillimi bujqësor botëror në 10 vitet e ardhshme.

Raporti me titullin "Perspektiva e Zhvillimit Bujqësor 2018-2027" u hartua së bashku nga OECD-ja dhe FAO. Sipas këtij raporti, shumica e produkteve bujqësore botërore do të rriten në mënyrë të qëndrueshme. Në vitin 2017, vëllimi i shumicës së drithërave, të mishit, të produkteve të qumështit dhe të detit arriti në nivel rekord, nëdrsa rezervat e drithërave shënuan nivelin më të lartë historik.

Sa i përket çmimeve botërore të bujqësisë për dekadën e ardhshme, raporti thekson se çmimi i produkteve kryesore bujqësore do të mbetet i ulët, pasi rritja e kërkesës globale bujqësore dhe ushqimore do të jetë e dobët dhe produktiviteti i sektorit bujqësor do të vazhdojë të rritet.

Ekzistojnë tri arsye për ngadalësimin e kërkesës bujqësore dhe ushqimore: rritja e ngadaltë e kërkesës në ekonomitë në zhvillim, arritja e cakut e konsumit të ushqimit për person dhe rënia e metejshme e rritjes së popullsisë globale. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore