Kina, deklaratë në emër të rreth 140 vendeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

2018-07-03 11:07:13 CRI Komenti juaj Printoni

Më 2 korrik, në sesionin e 38-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë Yu Jianhua, që përfaqëson rreth 140 vende si anëtarët e Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara, Rusinë etj, bëri një deklaratë të përbashkët me temë "përqëndrohemi tek interesat e popullit, nxitim dhe mbrojmë të drejtat e njeriut".

Sipas Yu Jianhua-s, është ëndrra e përbashkët e shoqërisë njerëzore që çdo person të gëzojë të drejtat e njeriut. Nxitja dhe mbrojtja e këtyre të drejtave duhet të zhvillohet në bazë të interesave të popullit, për të realizuar ëndrrën e njerëzve për një jetë më të bukur.

Yu Jianhua tha se respektimi i interesave të popullit simbolizon kërkimin e energjisë së zhvillimit tek njerëzit, nxitjen e zhvillimit mbështetur nga populli dhe sjelljen e përfitimeve tek populli. Duhet të respektojmë dinjitetin dhe të drejtat e popullit dhe të garantojmë që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga arritjet e zhvillimit.

Yu Jianhua shtoi se për të realizuar interesat e popullit, duhet të mbështetemi kryesisht në përpjekjet e qeverisë dhe të vetë popullit, si dhe në sistemin shumëpalësh dhe bashkëpunimin miqësor me vendet e tjera. Ai theksoi se ruajtja e multilaterializmit dhe e parimeve ndërkombëtare përputhet me interesat e përbashkta të popujve të ndryshëm. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore