Hapen për publikun kazermat ushtarake me rastin e 21-vjetorit të kthimit të Hong-Kongut në atdhe

2018-07-01 10:27:52 CRI Komenti juaj Printoni

Të shtunën, me rastin e 21-vjetorit të kthimit të Hong-Kongut në atdhe, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës hapi për publikun kazermat e saj në Hong-Kong , duke tërhequr mbi 20 mijë qytetarë lokalë.

Në ditën e hapjes, vizitorët mund të preknin pajisjet ushtarake dhe ushtarët u tregonin atyre përdorimin e armëve dhe të pajisjeve mjekësore, duke tërhequr veçanërisht vëmendjen e fëmijëve.

Përveç kësaj, qytetarët panë mjetet ushtarake, si helikopterët, dhe u futën në kapanone, për të parë nga afër jetën konkrete të ushtarakëve.

Kjo është hera e 30-të që zhvillohet një veprimtari e tillë dhe gjatë 21 vjetëve të kaluar ka pritur afro 731 mijë vizitorë.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore