Kremlini: Putini dhe Trump-i do të diskutojnë çështje "komplekse", përfshirë Sirinë

2018-06-30 09:33:05 CRI Komenti juaj Printoni

Kremlini është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij amerikan Donald Trump do të diskutojnë një numër çështjesh "shumë komplekse" gjatë takimit të tyre të ardhshëm.

Një zëdhënës i Putinit ka thënë se presidenti rus synon të diskutojë gjendjen në Siri me Trump-in.

Putini dhe Trump-i do të takohen më 16 korrik në Helsinki të Finlandës.

Një zëdhënës i Kremlinit ka theksuar se Moska është e gatshme për normalizimin e marrëdhënieve ruso-amerikane në atë masë që Uashingtoni është i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore