Samiti i tretë "Një brez, një rrugë" synon bashkëpunim gjithëdimensional

2018-06-29 15:03:40 CRI Komenti juaj Printoni

Samiti i tretë "Një brez, një rrugë" u mbajt të enjten në Hong-Kong të Kinës. Tema kryesore e samitit është "Bashkëpunimi gjithëdimensional". Në këtë samit u diskutuan ndarja e arritjeve nga ndërtimi i nismës "Një brez, një rrugë", shanset e reja të biznesit brenda kuadrit të kësaj nisme në sektorë të ndryshëm si dhe nxitja e realizimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Në samit ishin të pranishëm rreth 5000 pjesëmarrës nga vende dhe rajone të ndryshme të botës dhe u zhvilluan mbi 500 takime të ndryshme për mbi 220 projekte investimi. Kryeekzekutivja e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hongkong-ut Carrie Lam mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes, duke theksuar rolin e rëndësishëm konstruktiv të Hongkong-ut si ekonomia më e lirë dhe metropoli më ndërkombëtar i Kinës në botë, gjatë ndërtimit të "Një brez, një rrugë".

Drejtori i Komisionit të Mbikëqyrjes e të Administrimit të Pasurive Shtetërore të Këshillit të Shtetit të Kinës (SASAC) Xiao Yaqing vuri në dukje se, sivjet është 40-vjetori i Reformës dhe Hapjes së Kinës, dhe 5-vjetori i propozimit të nismës "Një brez, një rrugë". SASAC dhe ndërmarrjet qendrore, duke u fokusuar tek ndërtimi i "Një brez, një rrugë", do të vazhdojë zgjerimin e hapjes ndaj botës.

Në fjalën e tij të hapjes, zv.kryeministri i Tajlandës Somkid Jatusripitak vuri në dukje se ekonomia botërore po ndryshon, kështu që ekzistojnë shumë elemente pasigurie si dhe po formohen bashkëpunime të reja mes vendeve të ndryshme të botës. Ai shtoi se ndryshimet në fushën e ekonomisë, të sigurisë etj po marrin forma më të plota dhe të rëndësishme. Nisma "Një brez, një rrugë" e propozuar nga Kina ka fuqi të pakufizuar dhe kuptim shumë të rëndësishëm.

"Vendet dhe rajonet që ndodhen përgjatë itinerarit 'Një brez, një rrugë' po përpiqen të realizojnë interesat e përbashkëta, pavarësisht nga vijnë investitorët, nga pjesa kontinentale e Kinës apo qyteti kinez i Hong-Kongut, të gjithë kanë parë mundësitë që ka ofruar nisma 'Një brez, një rrugë', kanë mbajtur kontakte të ngushta me Tajlandën dhe kanë investuar. Këto lloj interesash ekonomike nuk janë vetëm për rastin e Tajlandës, por edhe për rajonet dhe vendet e tjera. Me përfundimin e ndërtimit të linjës hekurudhore dhe të infrastrukturës së transportit, do të shumëfishohet vëllimi i shkëmbimeve njerëzore dhe të mallrave. Interneti, do të nxisë zhvillimin e biznesit elektronik dhe logjistikën. Të gjitha këto në favor të rritjes ekonomike dhe të ndarjes së përfitimit të rajonit në mënyrë më të arsyeshme," tha Jatusripitak.

Samiti "Një brez, një rrugë" u organizua nga qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hongkong-ut dhe Këshillit të Zhvillimit të Tregtisë të Hongkong-ut (HKTDC). Në samit, pati raunde bisedimesh, u mbjatën edhe forumi kryesor, 9 forume të tjera tematike, takime biznesi, veprimtari promovuese për projektet e investimit etj. Këto aktivitete prekën kryesisht fushën e energjisë, të burimeve natyrore, shërbimet publike, sektorin e logjistikës dhe trasnportit, zhvillimin urban e rural etj. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore