Kina publikon listën negative për investimet e huaja të vitit 2018

2018-06-29 11:36:23 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas njoftimeve të 28 qershorit në uebsajtin e Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, thuhet se ky Komision dhe Ministria e Tregtisë e Kinës publikuan Masat e Veçanta për Kontrollin e Pranimit të Investimeve të Huaja të vitit 2018 (listën negative për investimet e huaja), të cilat do të nisin zbatimin prej 28 korrikut të këtij viti.

Masa e parë është zgjerimi i hapjes së sektorit të shërbimeve. Në fushën financiare është hequr kufizimi i investimeve të huaja në sektorin bankar, është lehtësuar kufizimi tek përqindja 51% për investimet e huaja në kompanitë e letrave me vlerë, kompanitë e menaxhimit të fondeve, kompanitë e kontratave me zbatim të ardhshëm dhe kompanitë e sigurimit të jetës.

Në vitin 2021, do të hiqen të gjitha kufizimet e përqindjes së aksioneve të huaja në fushat financiare. Në fushën infrastrukturore janë hequr kufizimet e investimeve të huaja në rrjetin hekurudhor dhe rrjetin e energjisë elektrike. Në fushën e transportit janë hequr kufizimet e investimeve të huaja në kompanitë ndërkombëtare të transportit hekurudhor, detar etj.

Së dyti, është hapur sektori i prodhimit. Në sektorin e automjeteve janë hequr kufizimet e investimeve të huaja për automjetet e posaçme dhe ato me energji të re. Në vitin 2020, do të hiqet kufizimi i aksioneve të huaja në automjetet komerciale. Gjithashtu janë hequr kufizimet ndaj industrisë së anijeve dhe të avionëve.

Së treti, janë lehtësuar standardet e investimeve të huaja në bujqësi dhe energji. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore