Samiti Trump-Putin do të jetë i favorshëm për trajtimin e sfidave globale

2018-06-29 10:20:27 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homologu i tij i ShBA-së Donald Trump do të takohen në Helsinki të Finlandës më 16 korrik, njoftoi Kremlini.

Sipas deklaratës, dy udhëheqësit do të diskutojnë mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështje të nxehta ndërkombëtare.

Lidhur me këtë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang tha se samiti mes dy presidentëve do të jetë i favorshëm për bashkësinë ndërkombëtare dhe përballimin e sfidave globale.

"Rusia dhe ShBA-ja janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me ndikim të madh në çështjet ndërkombëtare. Të dyja vendet kanë përgjegjësi të madhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Sigurisht që është në të mirë të paqes dhe të zhvillimit që Rusia dhe ShBA-ja të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të shtojnë komunikimin dhe dialogun. Gjithashtu është e favorshme që komuniteti ndërkombëtar të jetë i bashkuar për të përballuar së bashku sfidat e përbashkëta globale."

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders u shpreh se të dy udhëheqësit do të diskutojnë mbi marrëdhënie dypalëshe dhe për një sërë çështjesh të sigurisë kombëtare. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore