2018-06-29 10:00:33 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Trenat e mallrave mes Chongqing të Kinës dhe Europës kanë regjistruar mbi 2 mijë udhëtime që nga fillimi i shërbimit në vitin 2011.
Prej fillimit të 2018-s, në këtë qytet kanë kaluar mbi 400 trena mallrash.
Shërbimi hekurudhor Kinë-Europë konsiderohet një pjesë e rëndësishme e nismës "Një brez, një rrugë", ndërkohë që pritet një rritje e tregtisë midis Kinës dhe Europës, partnerit më të madh tregtar të Kinës.
Është vlerësuar se transportimi i mallrave nëpërmjet hekurudhës Kinë-Europë kushton sa një e pesta e shpenzimeve transportit ajror të mallrave dhe merr një të tretën e kohës së transportit. (Albana)