Ukrainë, armëpushimi i ri nga 1 korriku

2018-06-28 10:50:14 CRI Komenti juaj Printoni

Ukraina, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë(OSBE) dhe Rusia vendosën bashkërisht se prej mëngjesit të 1 korrikut, plani i ri i armëpushimit do të hyjë në fuqi në lindje të Ukrainës. Vendimi u mor të mërkurën në një mbledhje trepalëshe të organizuar në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk.

Përfaqësuesi i OSBE-së Martin Sajdik u shpreh pas mbledhjes se me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Donetskut dhe të Luhanskut, u caktua plani i ri i zjarrpushimit. Përveç këtyre, palët përkatëse ritheksuan edhe zbatimin e Marrëveshjes së Minskut.

Në prillin e vitit 2014, në disa krahina të Ukrainës Lindore, si Donetsk dhe Luhansk shpërthyen konflikte ushtarake mes ushtrisë qeveritare dhe forcave të armatosura popullore vendore. Falë ndërmjetësimit të bashkësisë ndërkombëtare, palët pjesëmarrëse arritën marrëveshjen e armëpushimit në Minsk, duke marrë kontrollin ndaj konflikteve masive ushtarake. Mirëpo, incidente të vogla të shkëmbimit të zjarrit nuk kanë pushuar deri më sot.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore