Rusia dhe ShBA-ja bien dakord për samitin mes dy presidentëve

2018-06-28 10:21:29 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putini u takua të mërkurën me këshilltarin e sigurisë kombëtare të ShBA-së John Bolton dhe arritën një marrëveshje për zhvillimin e samitit Putin-Trump.

Po atë ditë, Kremlini publikoi në faqen e vet zyrtare se në takimin me Bolton, presidenti Putin u shpreh se marrëdhëniet ruso-amerikane nuk janë në më të mirën e tyre për momentin, kryesisht për shkak të betejave të ashpra politike të ShBA-së.

Putin u shpreh se me vizitën e Boltonit, Rusia sheh një shpresë për rimëkëmbjen e marrëdhënieve dypalëshe. Ai shtoi se Rusia nuk kërkon konfrontim.

Bolton-i tha në një konferencë shtyp të organizuar pas takimit se marrëdhëniet amerikano-ruse lidhen me stabilitetin e botës. Presidentët e dy vendeve mendojnë se duhet të zhvillohen konsultimet mbi çështje të përbashkëta dhe të zgjerohen fushat e bashkëpunimit. Sipas Bolton-it, takimi dypalësh do të jetë i dobishëm. Ndërkohë, ai theksoi se qëndrimi i SHBA-së për problemin e Krimesë nuk ka ndryshuar.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore