2018-06-28 10:04:14 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Emrat më në zë të botës nga industria e celularëve janë mbledhur në Shangai për Kongresin e përvitshëm Botëror të Celularëve.
Teknologjia e shpejtësisë së lartë 5G është kryefjala e eventit më të madh tregtar në Azi për celularët, gjithashtu inteligjenca artificiale dhe interneti i gjërave.
Gjiganti kinez i telekomunikacionit "Huawei" është një nga kompanitë që po punon për ofrimin e teknologjisë 5G për konsumatorët kinezë dhe ata botërorë.
Kongresi ku marrin pjesë mbi 500 ekspozues nga e gjithë bota organizohet këtë vit nga data 27 deri më 29 qershor. (Albana)