2018-06-27 11:10:23 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Të dhënat mbi tregtinë e jashtme të mallrave të publikuara të martën nga Departamenti i Statistikave i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut tregojnë se muajin e kaluar vëllimi i përgjithshëm i eksporteve dhe importeve të Hong-Kongut u rrit përkatësisht me 15.9% dhe 16.5%.
Në maj, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave të Hong-Kongut ishte 351.4 miliard dollarë hongkongas, kurse vlera e importeve 394.6 miliardë hongkongas. Gjatë kësaj periudhe, vlera e eksporteve të Hong-Kongut në Azi u rrit me 15.8%. Po ashtu edhe vëllimi i importeve nga ky kontinent u shtua, sidomos nga Malajzia, vend nga i cili importet e Hong-Kongut patën rritje me 69.7%.
Një zëdhënës i qeverisë së Hong-Kongut deklaroi se, falë kërkesës globale në rritje, tregtia e jashtme e Hong-Kongut ka vazhduar edhe këtë vit të forcohet ndjeshëm. Sipas tij, rritja e tanishme e ekonomisë globale duhet të vazhdojë të ofrojë mbështetje për eksportet e Hong-Kongut në një periudhë afatshkurtër. Sidoqoftë, me përshkallëzimin e fërkimeve tregtare midis ShBA-së e Kinës kontinentale, pasiguria në mjedisin e jashtëm është rritur ndjeshëm. Kjo mund të ndikojë në atmosferën e tanishme të ekonomisë globale dhe në zgjerimin e mëvonshëm të tregtisë.(Zhan Dian/Artan)