Erdogan-Trump, bisedë telefonike mbi bashkëpunimin ushtarak

2018-06-27 10:51:02 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilloi të martën një bisedë telefonike me homologun e tij të ShBA-së, Donald Trump, njoftoi presidenca turke. Gjatë bisedës dy udhëheqësit e vunë theksin tek forcimi i mbrojtjes së dy vendeve dhe bashkëpunimi ushtarak.

Në të njëjtën ditë, presidenca turke deklaroi se Trump-i i uroi së pari homologut turk rizgjedhjen në postin e presidentit. Të dy palët theksuan zbatimin e udhërrëfyesit për bashkëpunimin ushtarak në Manbij të Sirisë. Dy palët u zotuan gjithashtu të vijojnë luftën kundër terrorizmit. Sipas deklaratës, të dy presidentët do të takohen në samitin e NATO-s në korrik.

Erdogan-i dhe Trump-i u takuan në maj për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Manbji të Sirisë veriore, duke hartuar një udhërrëfyes. Qeveria siriane dënoi futjen e ushtrisë së ShBA-së në rajonin Manbij. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke njoftoi të martën se nën bashkëpunimin e udhërrëfyesit, ushtria turka ka bërë pesë patrullime në Manbij. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore