Malmstrom:BE-ja mund të nisë masat për frenimin e importeve të çelikut

2018-06-27 10:36:12 CRI Komenti juaj Printoni

Komisionerja e BE-së për Tregtinë Cecilia Malmstrom tha se BE-ja mund të nisë masat deri në mes të korrikut për të frenuar importet e çelikut.

Ajo shtoi se tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara nuk janë në përputhje me Organizatën Botërore të Tregtisë.

"Ishte e qartë për administratën amerikane gjatë gjithë kohës se nëse do të vendosnin tarifa ndaj aluminit dhe çelikut, ne do t'i konsideronim ato të paligjshme dhe jo në përputhje me OBT-në dhe do të kishte pasoja. Dhe pasojat janë tre. Ne do ta paraqisnim çështjen në OBT, gjë që e kemi bërë. Ne do të nisnim hetimet dhe vendosnim masa mbrojtëse për industrisë tonë, proces i cili është në vazhdim e sipër dhe së treti do të vendosnim masa balancuese ose kundërmasa".

Komisioni Europian nisi në fund të marsit një hetim mbi masat e mundshme "të mbrojtjes". (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore