Pekin, ministri kinez i Mbrojtjes dhe sekretari amerikan i Mbrojtjes zhvillojnë bisedime

2018-06-27 20:45:54 CRI Komenti juaj Printoni

Anëtari i Këshillit të Shtetit i Kinës, njëherësh ministri i Mbrojtejs, Wei Fenghe, zhvilloi të mërkurën në Pekin bisedime me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James N. Mattis.

Wei Fenghe tha se nën udhëheqjen e presidentit të Kinës Xi Jinping, partia, ushtria dhe mbarë populli kinez po bëjnë përpjekje për të realizuar objektivat e caktuara në Kongresin e 19-të të Partisë Komuniste të Kinës. Kina këmbëngul në zhvillimin paqësor të saj dhe rolin e rëndësishëm të ushtrisë kineze në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, sigurisë dhe interesave të vendit.

Kina dhe ShBA-ja duhet të bashkëpounojnë për zhvillim të marrëdhënieve të tyre larg konflikteve, kundërshtimeve dhe duhet të respektojnë njera-tjetrën e të bashkëpunojnë për të bërë përpara në zhvillimin e mëtejshëm të përbashkët. Ushtritë kineze dhe amerikane duhet të zbatojnë konsensusin e liderëve të të dy vendeve, të rrisin besimin reciprok, të forcojnë bashkëpunimin dhe të kontrollojnë krizat, në mënyrë që marrëdhënia ushtarake dypalëshe të bëhet faktor i qëndrueshëm në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Wei Hefeng shprehu gjithashtu qendrimin dhe shqetësimin e Kinës mbi çështjen e Tajvanit, çështjen e Detit të Kinës Jugore dhe atë të Gadishullit Korean.

Mattis-i nga ana e tij tha se nga zhvillimi i Kinës përfitojnë jo vetëm Shtetet e Bashkuara, por mbarë bota. Pala amerikane vlerëson marrëdhëniet e mira midis dy ushtrive dhe dëshiron të përmirësojë sistemin e komunikimit me palën kineze, të nxitë dialog të hapur dhe të forcojë kontrollin e krizës. Ai beson se nëpërmjet bashkëpunimit, Kina dhe ShBA-ja mund të nxitin zhvillimin paqësor të mbarë botës. (Fang Xiaoyu/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore