Francë, forcë e përbashkët ushtarake për trajtimin e krizave

2018-06-26 11:15:45 CRI Komenti juaj Printoni

Franca ka krijuar një forcë të përbashkët ushtarake me vendet përfshi Britaninë jashtë kornizës së Bashkimit Europian, një përpjekje e Parisit për të mbajtur Londrën më pranë mbrojtjes europiane pas "Brexit"-it.

E ashtuquajtur "Nisma e Ndërhyrjes Europiane", ajo synon të formojë një koalicion ushtarak që do të reagojë ndaj krizave në afërsi të zonës kufitare të Europës pa pjesëmarrjen e NATO-s ose ShBA-së.

Ministrja franceze e Mbrojtjes Florence Parly bashkë me përfaqësuesit e palës gjermane, belge, britanike, daneze, holandeze etj., nënshkruan kohët e fundit në Luksemburg një dokument përkatës.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen u shpreh se me nismën e re vendet anëtare do të diskutojnë mbi një krizë sa herë që shpërthen në botë në një orvatje për të zhvilluar një përgjigje politike ndaj saj.

Presidenti francez Emmanuel Macron e paraqiti këtë propozim në shtatorin e vitit të kaluar. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore