Pekin, publikohet Libri blu mbi Europën Qendrore e Lindore

2018-06-26 11:05:43 CRI Komenti juaj Printoni

Më 25 qershor u zhvillua në Pekin Konferenca e publikimit të "Librit Blu:Raporti mbi zhvillimin e Europës Qendrore e Lindore 2016-2017".

(Tiranë)

Ky është raporti i parë vjetor i Kinës, i cili në mënyrë të gjithanshme prezanton zhvillimet të fundit të 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore në fushat politike, ekonomike, kulturore, shoqërore, diplomatike dhe të sigurisë, si dhe mbi bashkëpunim "16+1" Kinë-EQL.

Ky raport ka edhe vlerë akademike dhe rëndësi praktike për njohjen me gjendjen e zhvillimit të 16 vendeve, analizimin e prirjes së zhvillimit, eksplorimin e mundësive të bashkëpunimit dhe për shmangien e rreziqeve të mundshme.

(Pragë)

Në këtë raport theksohet se gjendja makroekonomike e vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore është përmirësuar në 2016 dhe 2017 dhe ekonomia vazhdon të rritet. Raporti parashikon se niveli mesatar i rritjes do të jetë më i lartë se ai i Eurozonës dhe rajoni i EQL-së do të ketë rritje të re ekonomike.

Sipas këtij raporti, rritja ekonomike në Europën Qendrore e Lindore vjen nga shtimi i fondeve strukturore të BE-së, rimëkëmbja ekonomike e Eurozonës, që është partneri kryesor tregtar i EQL-së dhe rritja e vazhdueshme e konsumit privat të nxitur nga rritja e pagave nominale dhe niveli i punësimit.

Bankat në shumicën e vendeve janë në gjendje të mirë dhe shtimi i kredive ka rritur nivelin e konsumit. Përveç kësaj, politikat mbështetëse fiskale janë një forcë nxitëse për rritjen ekonomike në këto vende.

(Budapest)

Në këtë raport theksohet se takimet e rregullta mes udhëheqësve Kinë-EQL, mbledhja e koordinatorëve 16+1, dhe mbledhja e liderëve në rang lokal kanë rëndësi të madhe për thellimin e bashkëpunimit mes Kinës dhe EQL-së dhe nxitjen e zhvillimit të gjithanshëm dhe të ekuilibruar të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Europë.

Kjo veprimtari u zhvillua nën bashkëpunimin e Universitetit të Gjuhëve të Huaja të Pekinit dhe Shtëpisë Botuese të veprave mbi shkencat shoqërore e Kinës.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore