2018-06-26 10:56:06 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Nga datat 15 deri më 18 shtator do të zhvillohet në qytetin Wuxi të provincës Jiangsu Ekspozita Botërore e Internetit të Gjërave.
"Ekonomia e re dixhitale, epoka e re e internetit të gjërave" është tema vjetore e kësaj ekspozite, në të cilën do zhvillohen 28 veprimtari të ndryshme.
Vitin e kaluar, industria e të ashtuquajturit "internet i gjërave" në Kinë arriti rreth 1.2 trilionë juanë. Numri i lidhjeve M2M (i referohet komunikimit të drejtpërdrejtë mes pajisjeve duke përdorur internet) ka tejkaluar 100 milionë, duke zënë 31 për qind në botë. Në këtë fushë, Kina është tregu më i madh në botë.
Ndërkohë, po zhvillohet me shpejtësi zbatimi i internetit të gjërave në fushën e logjistikës, të mjedisit, të shëndetit, të sigurisë etj., duke arritur një përmasë tregu në dhjetra miliardë juanë.
Më parë, Shoqata e Industrisë së Komunikimit, Bashkia e Wuxi-t dhe 103 kompani kineze dhe të huaja propozuan "Ditën Botërore të Internetit të Gjërave", duke caktuar 7 gushtin si Ditën e Veprimtarisë. (Li Huailiang)