Britani, May takon presidentin e Këshillit Europian Tusk

2018-06-26 09:49:16 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanike Theresa May u takua me presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk në Downing Street, para samitit të 28-29 qershorit.

Tusk u shpreh se i ndoqi skenat e mijëra marshuesve në Londër të shtunën, të cilët kërkonin një referendum të marrëveshjes së Brexit.

May tha se Britania do të përcaktojë më shumë hollësi mbi vizionin e saj për një marrëdhënie të ardhshme me bllokun pas Këshillit të qershorit.

" Kemi bërë përparim domethënës, por duam dhe kemi nevojë të bëjmë edhe më shumë, ndërsa shohim përpara në partneritetin tonë të ardhshëm të tregtisë dhe sigurisë dhe natyrisht që po largohemi nga BE-ja, por nuk po largohemi nga Europa."

May është përpjekur për gjetjen e një propozimi për marrëveshjen doganore me BE-në për periudhën pas Brexit, ndërkohë që ora po afron për daljen e planifikuar të Britanisë në mars 2019. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore