Kupa e Botës "Rusi 2018", tifozët vlerësime pozitive për të

2018-06-26 21:04:38 CRI Komenti juaj Printoni

Kampionati Botëror i futbollit që po zhvillohet në Rusi është një festë madhështore, që ka tërhequr afro 1 milion tifozë nga mbarë bota. Por cilat janë përshtypjet e tifozëve dhe pjesmarrësve për edicionin e 2018-ës të Kupës së Botës? Lidhur me këtë, korrespondenti i posaçëm i Radios së Jashtme të Kinës bëri disa intervista në terren.

"Atmosfera e përgjithshme është shumë miqësore. Ne të gjithë bëjmë muhabet dhe shijojmë ndeshjet e futbollit", tha një tifoze.

"Sipas meje, ky edicion i Kupës së Botës është tepër i mirë! Shumë i pastër, efikas dhe i rregullt në organzim! S'ka më bukur se kaq! E dua Moskën!", u shpreh një tjetër tifoz.

"Këtu kam ndier entuziazmin e tifozëve nga mbarë bota. Trafiku nuk është aspak i rënduar, vështirësia e vetme është gjuha, sepse anglishtja këtu nuk është edhe aq e përhapur. Megjithatë, futbolli është gjuha e përbashkët e tërë botës. Menjëherë pasi tregoj kartën e tifozit (Fan ID), të gjithët do të më ndihmojnë", u shpreh një tifoze kineze.

Krahas tifozëve, gazetarët mendojnë gjithashtu se Kampionati Botëror "Rusi 2018" po shkon për mrekulli. Një gazetar i vjetër i televizionit gjerman "ZDF" tha se organizimi nga ana e Rusisë i këtij Kampionati është shumë më i mirë se parashikimi i tij.

"Qysh nga viti 1998 e deri më sot, kam raportuar në terren plot gjashtë edicione të Kupës së Botës. Si një gazetar i vjetër i fushës, kam eksperiencën e duhur për të krahasuar Kampionate të ndryshme Botërore. Më duhet të them se Rusia është e mrekullueshme! Jam vërtet i kënaqur, pavarësisht se nuk e prisja. Në Gjermani, shumë njerëz ishin skeptikë për Rusinë. Por kësaj here, organizatorët qendrojnë në nivelin më të lartë. Nuk flas vetëm për stadiumet, por për tërë infrastrukturën, është gjithçka kaq e lehtë për t'u përdorur. Edhe vendësit janë shumë dashamirës. Dua t'i jap këtij edicioni vlerësim shumë të lartë!" (Wang Lei/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore