OKB-ja dënon shpërthimin në Zimbabve

2018-06-25 11:11:32 CRI Komenti juaj Printoni

 

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dënoi përmes zëdhënësit të tij të dielën shpërthimin e një bombe në qytetin Bulawayo gjatë një mbledhje partiake përpara zgjedhjeve.

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Stephane Dujarric tha se shefi i tij dënon ashpër dhunën dhe bën thirrje që përgjegjësit të vendosen pas hekurave. Përmes deklaratës, shefi i OKB-së uroi të plagosurit për një shërim sa më të shpejtë.

Presidenti i Zimbabvesë Emmerson Mnangagwa mori pjesë në mbledhjen e zgjedhjeve pasditen e 23 qershorit në qytetin e dytë më të madh, Bulawayo. Pas fjalimit të tij ndodhi një shpërthim me bombë. Sipas raportimeve, presidenti nuk është lënduar, por janë plagosur shumë të pranishëm, përfshi zv.presidentin Kembo Mohadi. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore