Etiopi, nevojë urgjente për 118 mln dollarë për 818 mijë personat e zhvendosur

2018-06-24 10:30:02 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria etiopiane dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare bëjnë thirrje për mbeshtetje të madhe financiare për t'u ardhur në ndihmë banorëve të zhvendosur në këtë vend afrikan.

Në një deklaratë të përbashkët, dy palët thanë se Etiopisë i duhen 118 milionë dollarë amerikanë për të ndihmuar mbi 818 mijë persona të zhvendosur nga konflikti komunal në pjesën jugore të Etiopisë.

Etiopia ndjek modelin e federalizimit etnik, sipas të cilit u janë dhënë të drejta për vetëqeverisje mbi 80 grupeve të ndryshme etnike, të cilët përbëjë popullsinë e këtij vendi prej përafërisht 100 milionë banorë.

Megjithatë, kritikët thonë se modeli i federalizimit etnik i jep përparësi shumëllojëshmërisë etnike por që në fakt dëmton bashkimin kombëtar, gjë që rezulton në tensione dhe konflikte ndër-etnike. (Wang Xianya/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore