Pekin, Xi Jinping takohet me kryeekzekutivët e shumëkombësheve ndërkombëtare

2018-06-22 16:32:50 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të enjten në Pekin me delegatët pjesëmarrës në sesionin e posaçëm në Samitin e Tryezës së Rrumbullakët të Komisionit Global të Kryeekzekutivëve.

Xi Jinping theksoi se Kina e ka hapur derën ndaj botës dhe ka zbatuar reformën e hapjen për 40 vjet. Duke parë drejt së ardhmes, Kina ka pasur më shumë besim tek reforma dhe hapja dhe e ka parë atë si një strategji kryesore për zhvillimin kombëtar.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të "marrë rrugën e reformës, të hapjes, të novacionit dhe të zhvillimit, dhe të mos kthehet prapa në izolim, proteksionizëm dhe unilateralizëm".

Njerëzimi është një bashkësi e interesave, përgjegjësive dhe fateve të përbashkëta.

Po atë ditë, drejuesit ekzekutivë nga SHBA-ja, Britania, Franca, Gjermania dhe Australia shprehën pikëpamjet e tyre mbi tema të tilla si "Një brez, një rrugë", risia, zhvillimi i gjelbër dhe qeverisja globale. Xi Jinping dëgjoi me vëmendje fjalimet e tyre dhe iu përgjigj me radhë pikëpamjeve dhe sugjerimeve të tyre.

Presidenti Xi tha se që nga viti 2017 ekonomia globale ka parë një trend drejt stabilitetit, megjithatë, rritja ekonomike botërore mbetet ende e dobët, ndërsa proteksionizmi tregtar, izolimi, populizmi dhe tendencat e tjera të mendimit janë vazhdimisht në rritje. Paqja dhe stabiliteti i botës përballet me më shumë sfida.

"Nën situatën e re, bashkëpunimi duhet të bashkojë dhe të ndihmojë njëri-tjetrin ndaj përballimit të sfidave. Ne propozojmë krijimin e një komuniteti fatesh të përbashkët të njerëzimit, që nënkupton mospërfshirjen në idetë e Luftës së Ftohtë. Rregullat ndërkombëtare duhet të shkruhen nga të gjitha vendet, çështjet globale duhet të drejtohen bashkërisht nga të gjitha vendet dhe rezultatet e zhvillimit duhet të ndahen mes të gjitha vendeve."

Xi Jinping theksoi se kapitali i huaj ka luajtur një rol aktiv dhe të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kinës dhe thellimin e procesit të reformave. Gjatë 40 viteve të fundit, zhvillimi ekonomik i Kinës është arritur në kushte të hapura. Në të ardhmen, zhvillimi ekonomik i Kinës me cilësi të lartë do të kryhet në kushte më të hapura. Dera e hapur e Kinës nuk do të mbyllet, por do të hapet më shumë.

Përfaqësuesit e kompanive pjesëmarrëse theksuan se ndërkohë që kompanitë shumëkombëshe kontribuojnë në zhvillimin e Kinës, ata gjithashtu përfitojnë nga zhvillimi afatgjatë i Kinës. Bota duhet të rrisë mirëkuptimin nadj kulturës kineze dhe administratës së Partisë Komuniste të Kinës. Globalizimi ekonomik është një trend historik i pakthyeshëm. Mbështetja e fortë e Kinës për globalizimin dhe kundërshtimin ndaj proteksionizmit tregtar janë të admirueshme. Aktualisht, kompanitë e mëdha shumëkombëshe gëzojnë një hapësirë ​​të vazhdueshme zhvillimi në Kinë. Kontributet e Kinës në promovimin e arritjes së "Marrëveshjes së Parisit" mbi Ndryshimet Klimatike, etj. reflektojnë rolin udhëheqës në ndërtimin e një komuniteti fatesh të njerëzimit. Nisma "Një brez, një rrugë" përputhet me kërkesat e kohës dhe sjell zhvillimin dhe begatinë përgjatë rajonit. Kompanitë shumëkombëshe janë të gatshme të marrin pjesë aktivisht ndërtimet përkatëse, zgjerojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Kinën në fusha të ndryshme, për të arritur zhvillim më të madh të kompanive, së bashku me rritjen e ekonomisë kineze.(Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore