Kina do të kremtojë festën e të korrave për fermerët

2018-06-21 20:52:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka caktuar një ditë të veçantë për fermerët për të festuar korrjet e përvitshme, si pjesë e përpjekjeve të vendit për të nxitur rigjallërimin rural.

Festa e të korrave e fermerëve kinezë do të bjerë në ekuinoksin e vjeshtës sipas kalendarit hënor, duke filluar nga sivjet.

Kjo festa e parë shtetërore në Kinë posaçërisht për fermerët e vendit.

Gjatë festës do të zhvillohen kremtime lidhur me korrjet bujqësore, si edhe arritjet në teknologjinë bujqësore e risitë e fermerëve.

Ministri i Bujqësisë dhe i Çështjeve Rurale i Kinës Han Changfu shprehet se festa do të ndihmojë në krijimin e një atmosfere më të mirë për zbatimin e strategjisë së rigjallërimit të fshatrave kineze:

"Ky vit shënon fillimin e zbatimit të strategjisë së rigjallërimit rural. Krijimi i Festës së të Korrave të Fermerëve Kinezë do të çojë në mobilizimin e grumbullimin e burimeve dhe promovimin e rigjallërimit të sektorit, burimeve njerëzore, kulturës, ekologjisë dhe organizatave rurale".

Rigjallërimi rural është pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të Kinës për mobilizimin e ekonomisë.

Ekuinoksi ose barasnata është një nga 24 fazat diellore të kalendarit diellor-hënor kinez dhe zakonisht bie mes 22 dhe 24 shtatorit, gjatë sezonit të korrjeve në vend.

Mrekulli
Lajmet Kryesore