Pekini do të organizojë Dialogun e 7-të ekonomiko-tregtar Kinë-BE

2018-06-21 16:59:52 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Bashkimi Europian do të zhvillojnë raundin e 7-të të Dialogut Ekonomiko-Tregtar të nivelit të lartë në Pekin të hënën e ardhshme.

Dialogu do të bashkëkryesohet nga zv.kryeministri i Kinës Liu He dhe zv.kryetari i Komisionit Europian Jyrki Katainen.

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Gao Feng tha se dialogu i ardhshëm do të theksojë qeverisjen ekonomike globale, tregtinë dhe investimet, zhvillimin e nxitur nga novacioni dhe ndërlidhshmërinë.

Zëdhënësi shtoi gjithashtu se dialogu, i cili filloi në vitin 2007, ka luajtur një rol të rëndësishëm në thellimin e përfitimit reciprok dhe bashkëpunimit midis Kinës dhe BE-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore