2018-06-21 09:41:34 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina është e angazhuar të bashkëpunojë me vende të tjera për një qasje më të barabartë ndaj eksplorimit dhe hulumtimit të hapësirës, tha nga Vjena i dërguari i posaçëmi i Kinës në OKB, Shi Zhongjun.
Deklarata e tij vjen me rastin e përkujtimit të 50-vjetorit të Konferëncës së Parë të Hapësirës të OKB-së, në të cilën thuhet se Kina do të përkushtohet dhe do të bashkëpunojë me vendet e tjera për të nxitur zhvillimin në këtë fushë. Ndërkohë marrëveshjet e bashkëpunimit u nënshkruan mes Kinës dhe Zyrës së OKB-së për Çështjen e Hapësirës.
Drejtorja e zyrës së OKB-së, Simonetta Di Pippo, vlerësoi lart kontributin e Kinës ndaj bashkësisë ndërkombëtare.
"Pala kineze po hap Stacionin Hapësinor të Kinës për të gjitha vende anëtare të OKB-së dhe ky bashkëpunim është një shembull i qartë mbi mënyrat se si ne mund të jemi transparentë dhe t'i sjellim të gjithë në tryezë, këtu e kam fjalën kryesisht për vendet në zhvillim, të cilat mund të përfitojnë nga zhvillimi i programit hapësinor, edhe nga Kina," shtoi ajo. (Fang Xiaoyu)