Kina përmirëson më tej sistemin e shërbimit mjekësor

2018-06-20 19:20:57 CRI Komenti juaj Printoni

Zv/drejtorja e Administratës së Politikave dhe të Reformës Mjeksore, pranë Komisionit Kombëtar të Shendetësisë dhe të Higjenës të Kinës, Guo Yanhong, tha të mërkurën në Pekin se Kina ka krijuar një sistem efikas të furnizimit të burimeve dhe të shërbimit mjekësor që mbulon rezidentë të zonave urbane e rurale.

Kohët e fundit, Administrata Mjekësore e Kinës ka ndërmarrë një sërë masash për të lehtësuar decentralizimin administrativ, duke përfshirë heqjen e miratimit administrativ për krijimin e institucioneve mjekësore brenda institucioneve ekzistuese për të moshuarit, duke ndryshuar mënyrat e regjistrimit dhe menaxhimit. Përveç këtyre, masat e reja heqin nga qarkullimi vërtetimet e panevojshme, siç janë çertifikatat pa baza ligjore, duke përmirësuar më tej mjedisin e politikave të pranimit në punë të ekspertëve në sektorin mjekësor, si dhe inkurajon nxitjen e zhvillimit të sektorit të mjekësisë.

Në një konferencë për shytp, të organizuar po atë ditë nga Komisioni, Duo Yanhong tha:

Aktualisht, sistemi i shërbimit mjekësor i Kinës është sistemi më i madh në botë. Deri në fund të vitit 2017, në të gjithë vendin, janë regjistruar 987 000 institucione mjekësore, ndërsa shifra e përgjithshme e mjekëve arriti në 3.39 milionë dhe numri i infermierëve në 3.8 milionë, në një kohë kur sistemi mjekësor mbulon të gjitha qytetet e fshatërat.

Guo Yanhong shtoi se deri tani, në Kinë numërohen gjithësej 110 000 doktorë të cilët ushtrojnë profesionin e tyre në disa institucione mjekësore, duke zbutur kështu mungesën e talenteve të specializuar për trajtime mjekësore në fushën e shëndetësisë. (Vera/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore