Rusia njofton vendosjen e tarifave për disa produkte të importuara nga ShBA-ja

2018-06-20 17:50:58 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Rusisë, Maksim Oreshkin, njoftoi të martën se si reagim kundër masave mbrojtëse tregtare të ShBA-së ndaj Rusisë, kohët e fundit pala ruse do të vendosë një sërë tarifash për një pjesë të produkteve të importuara nga ShBA-ja. Lista e detajuar e produkteve do të publikohet së shpejti.

Oreshkin-i tha në një konferencë për shtyp se tarifat e vendosura nga pala amerikane mbi produktet e çelikut dhe të aluminit, të eksportuara nga Rusia drejt ShBA-së, kanë shkaktuar humbje ekonomike për Rusinë. ShBA-ja refuzoi të dëmshpërblejë Rusinë për këtë, prandaj Rusia është e gatshme të vendosë tarifa mbi produktet amerikane. 

Ai theksoi se tarifat do të vendosen vetëm për ato produkte amerikane që mund të zëvendësohen nga produktet ruse, gjë që nuk do të dëmtojë qarkullimin ekonomik të vet Rusisë. 

Qeveria ruse, në një letër drejtuar Organizatës Botërore të Tregtisë në fund të majit, shprehej se vendosja e tarifave nga ana e ShBA-së, për produktet ruse të eksportuara në ShBA, do t'i shkaktojë Rusisë një humbje prej 537.6 milionë dollarësh në vit. (Vera)


Mrekulli
Lajmet Kryesore