Mediat ndërkombëtare kritikojnë ShBA-në për nisjen e luftës tregtare

2018-06-20 11:27:55 CRI Komenti juaj Printoni

Pas shpalljes së listës së importeve kineze që do t'u nënshtrohen tarifave shtesë me vlerë prej 50 miliardë dollarësh, qeveria amerikane ka kërcënuar me një listë tjetër me vlerë prej 200 miliardë dollarësh. Mediat botërore i kanë kritikuar veprimet e njëanshme dhe provokimin e luftën tregtare nga pala amerikane, të cilat bien në kundërshtim me rregullat e tregut dhe dëmtojnë rendin e tregtisë botërore.

Dennis Slater, kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Pajisjeve të ShBA-së, thotë që barra e tarifave të re do të bjerë mbi konsumatorët amerikanë dhe do të shtojë problemin e punësimit në industrinë e manifakturës të ShBA-së. Edhe Shoqata e Bujqësisë e ShBA-së i ka kritikuar vendimet e administratës së Trump-it, duke theksuar rolin e Kinës si partnere e rëndësishme tregtare e ShBA-së, ku mbështeten shumë nga fermerët e sojës për eksportet e tyre.

Provokimi i luftës tregtare nga ShBA-ja kërcënon edhe ekonomitë e tjera të botës. Në uebsajtin e rrjetit britanik "Sky News" thuhet se vendimi i qeverisë amerikane do të acarojë më tej fërkimet tregtare mes ShBA-së dhe ekonomive të tjera, përfshirë Bashkimin Evropian.

Agjencia japoneze e lajmeve "Kyodo" analizon nga ana e saj se ShBA-ja ka hedhur një hije mbi tregtinë botërore. Sipas saj, tarifat për importet kineze do të ndikojnë edhe mbi bizneset japoneze, sepse një pjesë e produkteve të degëve të kompanive japoneze në Kinë janë përfshirë në listën e sanksioneve tregtare të ShBA-së.

Gazeta japoneze "Sankei Shimbun" vë në dukje se masat proteksioniste të administratës amerikane kanë hasur në kundërshtimin e ashpër të aleatëve të saj. Gazeta thekson se politika e fortë proteksioniste e ShBA-së është shkaktare e gjendës së trazuar të tanishme të tregtisë botërore. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore