OKB-ja: Vendbanimet izraelite janë të paligjshme dhe dëmtojnë paqen

2018-06-20 11:18:56 CRI Komenti juaj Printoni

(Koordinatori i Posaçëm për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme Nikolaj Mladenov)

Një zyrtar i OKB-së është shprehur se zgjerimi i vendbanimeve izraelite në Palestinë është i paligjshëm.

Koordinatori i Posaçëm për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme Nikolaj Mladenov i bëri këto komente në një raportim përpara Këshillit të Sigurimit, duke iu referuar një rezolute të vitit 2016.

Sipas Mladenovit, në rezolutë thuhet se bashkësia ndërkombëtare njeh vetëm kufijtë midis Izraelit e Palestinës të përcaktuar më 4 qershor 1967, ndërsa i bëhet thirrje Izraelit të ndalojë ndërtimin e të gjitha vendbanimeve në Palestinë dhe të punojë për "zgjidhjen e dy shteteve".

Deklaratat e Mladenovit pasojnë përshkallëzimin e konfliktit midis dy vendeve gjatë muajve të fundit.

Sipas shifrave zyrtare, mbi 120 palestinezë të paarmatosur u vranë në protestat masive në mars, në të cilat kërkohej e drejta e pasardhësve të refugjatëve palestinezë për t'u kthyer në vatrat e të parëve të tyre. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore