Xi Jinping dhe Kim Jong Un takohen në Pekin

2018-06-20 09:17:37 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësi i Kinës Xi Jinping dhe ai i Koresë së Veriut Kim Jong Un u takuan për herë të tretë në më pak se tre muaj.

Bisedimet e fundit mes dy udhëheqësve patën në fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe gjendjen në Gadishullin Korean.

Të dy udhëheqësit ranë dakord për të mbrojtur, forcuar dhe zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe dhe së bashku të nxisin më tej paqen dhe stabilitetin e Gadishullit Korean.

Xi Jinping tha se Kina është e kënaqur që takimi i fundit midis Penianit dhe Uashingtonit në Singapor arriti konsensus dhe rezultate pozitive në realizimin e denuklearizimit të Gadishullit Korean dhe krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm të paqes në Gadishull.

Kim Jong Un u zotua për ngritjen e marrëdhënieve dypalëshe në një nivel të ri.

Ai u shpreh se Koreja e Veriut e vlerëson pa masë rolin e rëndësishëm të Kinës në nxitjen e çarmatimit bërthamor të Gadishullit si dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Gadishull.

Kim shprehu gatishmërinë për të punuar me Kinën dhe palët e tjera të përfshira për të nxitur vendosjen e një paqeje afatgjatë dhe të qëndrueshme në Gadishull. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore