2018-06-19 10:09:42 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, importet e mallrave arritën vlerën 255 miliardë lekë, duke u rritur me 6,9 %, krahasuar me një vit më parë.
Deficiti tregtar për këtë periudhë u ul me 3% duke arritur vlerën e 124 miliardë lekëve.
Referuar të dhënave të INSTAT, grupet që kanë dhënë ndikimin më të madh në rritjen vjetore të eksporteve, janë "minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" me 5.3%, "tekstile dhe këpucë" me 4.5%, dhe "materiale ndërtimi dhe metale" me 4.5%.
Importi i grupit "makineri, pajisje, pjesë këmbimi" u rrit me 2.9% duke dhënë edhe ndikimin më të madh në volumin e importeve për periudhën. Edhe importi i grupit "minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" u rrit 2.4%.
Gjatë këtij pesë mujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia me (5,9 %) dhe Spanja me (99,5 %). (ATSH)