Lavrov-Pompeo diskutojnë mbi itinerarin e takimit Trump-Putin

2018-06-19 09:56:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kryediplomatët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara diskutuan në telefon mbi intenerarin e një takimi të mundshëm midis Trump-it dhe Putin-it.

Gjatë bisedës telefonike, Sergei Lavrov-i dhe Mike Pompeo, folën gjithashtu mbi zgjidhjen e çështjes siriane dhe situatën në Gadishullin Korean.

Ata komunikuan një ditë pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha se ka mundësi të takohet këtë verë me homologun rus.

Kremlini u përgjigj se nuk përjashton mundësinë që të dy liderët të takohen në muajt në vijim. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore