Dy Koretë rifillojnë bisedimet e larta ushtarake pas një dekade

2018-06-15 09:58:18 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Koresë së Jugut lëshoi të mërkurën një deklaratë, ku thuhet se po të njëjtën ditë dy Koretë zhvilluan në Panmunjom bisedimet ushtarake të nivelit të lartë pas mbi një dekade. Sipas deklaratës, palët ranë dakord për rifillimin e linjave të ndërlidhjes ushtarake në hapësirën detare lindore dhe perëndimore të Gadishullit Korean.

Bisedimet u zhvilluan në anën e palës verikoreane të Panmunjom-it. Lidhur me zbatimin e "përmbajtjeve relevante të Deklaratës së Panmunjom-it, dy palët zhvilluan diskutime mbi zbutjen e gjendjes ushtarake në Gadishull.

Sipas deklaratës, të dy palët shkëmbyen gjithashtu mendimet për shumë çështje, përfshi përcaktimin e zonës së "vijës kufitare" të hapësirës perëndimore të Gadishullit Korean si hapësirë paqësore, heqjen e forcave të armatosura në zonën e përbashkët të garnizonit Panmunjom etj. Palët ranë gjithashtu dakord që të vazhdojnë me bisedimet për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore