Rezervat Federale të ShBA-së rrisin normat e interesit, ndikim i kufizuar në ekonominë kineze

2018-06-15 09:40:17 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët kinezë thonë se rritja e normës së Rezervave Federale të ShBA-së do të ketë një ndikim të kufizuar në ekonominë kineze në një periudhë afatshkurtër.

Mao Shengyong, zyrtar i Zyrës Kombëtare të Statistikave thotë:

"Tregu pret që Rezervat Federale të ShBA-së do të rrisin normat e interesit në gjysmën e dytë të vitit, gjë që në fakt ka çliruar ndikimet që ka sjellë, jo vetëm në ekonominë botërore por edhe në rrjedhën globale të kapitalit. Duke gjykuar nga përvoja dhe realiteti i së kaluarës i Kinës, ndikimi i rritjes së normave të Rezervave Federale Amerikane në ekonominë e Kinës është i kufizuar në një afat të shkurtër kohor ".

Rezerva Federale e ShBA-së rriti normën e saj afatshkurtër me 0.25 pikë në një interval ende të ulët prej 1.75 deri në 2 për qind.

Për këtë vit, Rezervat Federale parashikojnë katër rritje të normave të interesit, nga tre të parashikuar më parë.

Kjo nënkupton se konsumatorët dhe bizneset do të përballen me norma më të larta të kredive në të ardhmen.

Kjo është hera e shtatë, që nga viti 2015, që norma e rezervës Federale rritet.

Rritja e parafundit ishte në muajin mars të këtij viti. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore