Xi, letër urimi Institutit të Mirëqenies Sociale të Kinës

2018-06-15 09:38:00 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi një letër urimi Institutit të Mirëqenies Sociale të Kinës me rastin e 80-vjetorit të themelimit.

Në letër vlerësohet roli i veçantë që luan instituti në nxitjen e çështjeve të grave dhe fëmijëve, nxitjen e ribashkimit kombëtar dhe ruajtjen e paqes dhe zhvillimit botëror.

Ceremonia e përvjetorit u organizua në Shangai.

Instituti i Mirëqenies Sociale të Kinës u quajt fillimisht Lidhja e Mbrojtjes e Kinës. Ai u themelua nga zonja Song Ching Ling në vitin 1938 dhe u riemërua në vitin 1950.

Ai përgjigjet për punën ndaj kujdesit shëndetësor të nënave dhe foshnjave, edukimin e fëmijëve dhe mirëqenien sociale. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore