Prodhimi industrial i Kinës u rrit 6.8 për qind në maj

2018-06-14 11:33:53 CRI Komenti juaj Printoni

Shifrat e fundit tregojnë se prodhimi industrial i Kinës u rrit 6.8 për qind në maj, shifër pak më e ulët se rritja prej 7 për qind në muajin e kaluar.

Norma e rritjes së pesë muajve të parë të këtij viti ishte 6.9 për qind, e njëjtë me atë për periudhën janar-prill. Prodhimi industrial, vlera e shtuar industriale, është një tregues i rëndësishëm ekonomik që përdoret për matur aktivitetin e ndërmarrjeve të mëdha industriale në vend me një qarkullim vjetor prej të paktën 20 milionë juanësh.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se investimi i aseteve fikse të Kinës u rrit 6.1 për qind në 5 muajit e parë të vitit, afro 1 pikë përqindje më e ulët se në katër uajt e parë të këtij viti. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore