Xi Jinping thekson novacionin dhe reformën

2018-06-14 09:22:57 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping e vuri theksin tek rëndësia e novacionit të pavarur dhe reforma në ditën e dytë të turit të tij të inspektit në provincën Shandong.

Gjatë vizitës në Parkun Industrial Wanhua të qytetit Yantai, Xi vlerësoi lart përpjekjet e ndërmarrjes për zhvillimin e novacionit. Ai i bëri thirrje gjithashtu kompanisë shtetërore të shpejtojë hapat e transformimit në korporatë moderne me anë të reformës.

Ai vizitoi gjithashtu një prodhues kryesor të platformave të shpimit, pjesë e programin të turit në Shandong. "Bluewhale I", një prej produkteve të kësaj kompanie, u përdor vitin e kaluar në Kinë për të nxjerrë "akullin e djegshëm" apo hidratin e gazit natyror që besohet të jetë zëvendësimi më i mirë për gazin natyror dhe naftën. (Wang Xianya/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore