Kina shpik nanoteknologjinë e printimit, me më pak ndotje

2018-06-14 09:15:54 CRI Komenti juaj Printoni

Studiuesit kinezë kanë bërë një zbulim të madh në industrinë e printimit që mund të ulë ndotjen duke përdorur materiale nano.

Hulumtuesit nga Akademia Kineze e Shkencave thanë se materiali nano mund të aplikohet në shumë pjesë të rëndësishme të procesit të printimit tradicional, duke përfshirë pllakat e printimit dhe bojërat.

Ai do të pakësojë miliona tonë të ndotësve të lëngshëm dhe të shkarkimeve të kimikateve organike.

Kërkimi është pjesë e një projekti pilot të akademisë për prodhimin me nanoteknologji.

Ndërkohë, bateria lithium-ion prodhuar nga projekti mund të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike për kërkime në thellësitë detare me një jetëgjatësi maksimale prej 20 orësh.

Kreu i projektit, Wang Chen, shprehet se kjo arritje teknologjike do të japë mbështetje të fuqishme për energjinë e re të Kinës, materialet e reja dhe industritë e tjera në zhvillim me rëndësi strategjike.

"Kemi luajtur një rol udhëheqës në formulimin e dy standardeve ndërkombëtare, kemi gjashtë të tjerë të cilët janë në proces të përmirësimit të mëtejshëm, gjithashtu kemi më shumë se 30 standarde kombëtare. Ato mbulojnë standardet e testimit të baterive me densitet të lartë energjie. Shpallja e këtyre standardeve në mbarë botën do të ofrojë referencë për prodhimin e këtyre produkteve nga kolegët tanë në vende të tjera, dhe në të njëjtën kohë do të ndihmojë që produktet tona të hynë në tregun ndërkombëtar".

Hulumtuesit kanë bashkëpunuar me mbi 70 kompani në studimin e baterive të litiumit, nanoprintimit, nano-katalizatorëve, kujdesit shëndetësor dhe trajtimit të ujit të pijshëm që nga viti 2013.

Projekti ka çuar në një sërë shpikjesh dhe ka tërhequr investime të kapitalit social në shifrën e mbi 5 miliardë juanëve. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore