Kina, pakënaqësi ndaj ShBA-së mbi ishulin e Tajvanit

2018-06-13 11:04:53 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet në pjesën kontinentale të Kinës i paraqitën një ankesë zyrtare ShBA-së mbi ishullin e Tajvanit.

Kina shprehu pakënaqësinë e vet ndaj Uashingtonit lidhur me pjesëmarrjen e zyrtarëve amerikanë në ceremoninë e përurimit të ndërtesës së re të Institutit Amerikan në Tajvan.

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore, Marie Royce mori pjesë të martën në ceremoninë e përurimit të ndërtesës së re.

Zëdhënësi i MPJ-së të Kinës, Geng Shuang tha se çdo shkëmbim zyrtar ndërmjet Uashingtonit dhe Taipeit, nën çfarëdo preteksti, është një shkelje e rëndë e parimit të 'Një Kine'.

Autoritetet e pjesës kontinentale thanë se një veprim i tillë minon paqen dhe stabilitetin mes brigjeve të ngushticës së Tajvanit, duke i bërë thirrje palës amerikane të mbajë premtimet e saj lidhur me çështjen e Tajvanit. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore