Maqedonia merr emrin e ri, i jep fund mosmarrëveshjes 27-vjeçare me Greqinë

2018-06-13 20:06:31 CRI Komenti juaj Printoni

Është arritur më në fund marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë pas 27 vjetësh mosmarrëveshjesh me Greqinë.

Pas bisedimeve, u ra dakort që ish Republika Jugosllave të quhet Republika e Maqedonisë Veriore.

Që kur Republika e Maqedonisë shpalli pavarësinë në vitin 1991, Greqia ka patur mosmarrëveshje të shumta me të mbi emrin Maqedoni. Kjo sepse Greqia ka rajone që përdorin të njëjtin emër, prandaj Greqia, sikurse Maqedonia, argumentuan se kanë pretendime të ligjshme lidhur me të.

Në shkurt të këtij viti, më shumë se 140 000 grekë marshuan drejt parlamentit në Athinë, si pjesë e një tubimi të titulluar "Maqedonia është Greqi".

Javën e kaluar, në Greqi dhe Maqedoni u zhvilluan disa protesta kundër propozimit për kompromis. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore