Koreja e Jugut, pro zbutjes së dialogut mes Koresë së Veriut e ShBA-së

2018-06-13 19:18:24 CRI Komenti juaj Printoni

Burime nga presidenca e Koresë së Jugut, Shtëpia Blu, thanë të mërkurën se duhet të shqyrtohen mënyrat për të patur një dialog të qetë midis Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, pas kometeve të presidentit Trump për ndërprerjen e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut.

Kim Eui-kyeom, zëdhënës i presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, tha në një konferencë për shtyp se duhet të qartësohet lidhur me komentet e Trump-it mbi manovrat ushtarake të përbashkëta Kore e Jugut-ShBA, si dhe kuptimin dhe qëllimin e saktë të deklaratave të Trump-it pikërisht në këtë fazë.

Megjithatë, ai vuri në dukje se gjatë periudhës kur Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara bëjnë përpara me një dialog të sinqertë për denuklearizimin e Gadishullit Korean dhe vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe, Koreja e Jugut duhet të paraqesë mënyra të ndryshme për të çuar përpara dhe qetë këtë dialog.

Qëndrimi i Shtëpisë Blu erdhi një ditë pasi Trump-i tha në një konferencë shtypi në Singapor se ai do të ndërpresë manovrat ushtarake vjetore të përbashkëta midis ShBA-së dhe Koresë së Jugut, të cilat ai i quajti "provokative" dhe "të shtrenjta".

Trump-i u shpreh se do të ishte e papërshtatshme që ShBA-ja dhe Koreja e Jugut të zhvillonin stërvitjet e tyre ushtarake në Gadishull, tani që Pheniani dhe Uashingtoni arritën një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis tyre.

Trump-i dhe lideri suprem i Koresë së Veriut Kim Jong Un nënshkruan një deklaratë të përbashkët pas samitit historit ShBA-Kore e Veriut që u zhvillua të martën në ishullin turistik të Singaporit, Sentosa, ku u ra dakort për denuklearizimin e Gadishullit Korean në këmbim të garancisë mbi sigurinë.

Manovrat ushtarake vjetore të përbashkëta midis Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, më parë janë zhvilluar dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë. Stërvitjet e para për këtë vit u mbajtën në muajin prill, ndërsa ato të vjeshtës janë planifikuar të zhvillohen në muajin gusht. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore