ShBA-ja vendos sanksione ndaj enteve dhe individëve me Rusinë

2018-06-12 10:06:43 CRI Komenti juaj Printoni

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi më 11 qershor vendosjen e sanksioneve ndaj 5 subjekteve dhe 3 individëve rusë, duke i akuzuar ata për aktivitet keqdashës kibernetik. Asetet e tyre brenda territorit të SHBA-së do të ngrihen dhe qytetarët amerikanë janë të ndaluar të bëjnë transaksione me ta.

Departamenti amerikan i Thesarit deklaroi se 3 nga subjektet të cilat janë sanksionuar dyshohet të kenë ofruar "materiale dhe mbështetje teknologjike" shërbimit të sigurisë të Rusisë. Sipas ShBA-së, ata kanë kontribuar drejpërdrejt tek kapacitetet kibernetike të Rusisë, duke rrezikuar sigurinë e SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin tha në deklaratë se ShBA-ja po lufton kundër subjekteve dhe individëve që bëjnë aktivitete keqdashëse në internet "sipas urdhrit të qeverisë, agjencive ushtarake dhe sektorit të inteligjencës të Rusisë". SHBA-ja do të vazhdojë të përdorë sanksione për të kundërshtuar kërcënimet e vazhdueshme ruse.

Më 2 gusht të vitit të kaluar, presidenti Trump nënshkroi një projektligj sanksionesh kundër Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut. Ndërsa më 4 qershor të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dokument ligjor, që kundërshton sanksionet e ShBA-së dhe të vendeve të tjera ndaj Rusisë.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore