Biçikletat kineze të përdorimit të përbashkët futen në "vendin e shqiponjave"

2018-06-11 11:53:09 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten u zhvillua në Tiranë ceremonia e nisjes së projektit të parë në Shqipëri për biçikletat me përdorim të përbashkët. Në ceremoni ishin të pranishëm kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, këshilltari politik i ambasadës kineze në Shqipëri Bai Yunbin, përfaqësues të ambasadës italiane në Shqipëri dhe përfaqësues të kompanisë përkatëse të biçikletave të përdorimit të përbashkët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh i lumtur që biçikletat kineze të përdorimit të përbashkët vijnë në Shqipëri pas shumë qyteteve të Italisë. Tirana është qyteti i parë në Ballkan që fut sistemin e biçikletave të përbashkëta pa stacion. Kontingjeti i parë i biçikletave në fazën e parë të provës kanë funksionuar mirë. Biçikleta e përbashkët, si një mënyrë udhëtimi e gjelbër dhe inovative, mund të përmirësojë mjedisin e Tiranës dhe ta bëjë Tiranën një qytet më të pastër dhe më të përshtatshëm për të jetuar, tha Veliaj.

Këshilltari Bai u shpreh se, vitet e fundit, bashkëpunimi midis Kinës dhe Shqipërisë është forcuar pandërprerë në të gjitha fushat. Projekti i biçikletave të përdorimit të përbashkët "Mobike" ka arritur në Shqipëri dhe kjo është një provë tjetër e suksesshme e bashkëpunimit Kinë-Shqipëri-Evropë. Biçikletat inteligjente të përdorimit të përbashkët, trenat e shpejtë, pagesa me kodin QR dhe biznesi në internet konsiderohen si "katër shpikjet e reja të mëdha të Kinës", të cilat përfshijnë konceptin e ri të ekonomisë së ndarjes së përbashkët, si dhe lëshimin e ulët të karbonit. Aktualisht kompanitë kineze të biçikletave të përdorimit të përbashkët e kanë hapur biznesin e tyre në mbi 200 qytete të botës, duke u shërbyer mbi 200 milionë përdoruesve të vendeve të ndryshme. Pala kineze dëshiron të përpiqet së bashku me palën shqiptare për të zhvilluar më shumë projekte trepalëshe Kinë-Shqipëri-Evropë në të mirë të jetës së popujve, duke mbështetur edhe zhvillimin e qytetit të Tiranës dhe të marrëdhënieve dypalëshe kino-shqiptare.

Në ceremoninë e përurimit, shumë qytetarë mësuan përdorimin e aplikacionit dhe provuan përdorimin e biçikletave. Me ftesën e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, qytetarët i dhanë biçikletës rreth sheshit "Skënderbej" dhe bulevardit "Dëshmorët e kombit", duke ngritur një "valë" biçikletash portokalli në verën të nxehtë. (Vera/ Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore