Shitjet e ekskavatorëve kinezë vazhdojnë të rriten shpejt

2018-06-11 10:16:26 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat zyrtare tregojnë që shitjet e kompanive kryesore kineze të prodhimit të ekskavatorëve kanë vazhduar të rriten shpejt muajin e kaluar.

25 prodhuesit më të mëdhenj kinezë kanë shitur afro 200 mijë ekskavatorë në maj, 71 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vjetshme. Ndër to, mbi 17 mijë janë shitur në tregun e brendshëm dhe mbi 1500 në tregun e huaj, përkatësisht 70 për qind dhe 95 për qind më shumë sesa majin e vitit të kaluar.

Mbi 100 mijë ekskavatorë janë shitur në pesë muajt e parë të vitit, 60 për qind më shumë se shifra e regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Shitja e ekskavatorëve është një tregues i gjallërisë së ekonomisë, për arsye që zakonisht rritja e kërkesës për këto makina lidhet me zhvillimin e industrisë minerare dhe të infrastrukturës.

Në maj sektori kinez i manifakturës u rrit në shpejtësinë më të madhë gjatë tetë muajve të kaluar.

Treguesi i menaxherëve të blerjes për majin arriti rreth 52, nga 51 që ishte shifra e prillit. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore