2018-06-11 10:04:36 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Ministria e Çështjeve Civile e Kinës ka bërë të ditur se mbi 1 miliard njerëz kanë bërë bamirësi nëpërmjet platformave të bamirësisë në internet qysh nga viti 2016, kur hyri në fuqi ligji i bamirësisë i Kinës.
Duke iu referuar një raporti të Institutit Kërkimor të Filantropisë të Kinës, gazeta "Renminribao" njoftoi se në vitin 2017, 12 platforma informacioni të miratuara nga Ministria e Çështjeve Civile e Kinës kanë mbledhur donacione me vlerë rreth 2.6 miliardë juanë, ndër të cilat, ajo e gjigantit të internetit "Tencent" ka grumbulluar mbi 1.6 miliard juanë.
Megjithatë, në artikull theksohet se fakti që individët mund të publikojnë informacione për të mbledhur donacione nëpërmjet këtyre platformave e vështirëson verifikimin e vërtetësisë të disave prej tyre. (Çang Çuo)