2018-06-08 10:31:52 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Më 7 qershor 2018, u mbajt në Ningbo Konferenca e Ministerialit të Tretë për Nxitjen e Bashkëpunimit ekonomiko-tregtar mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Zv-ministri i Tregtisë së Kinës Fu Ziying dhe përfaqësues të Financave dhe Ekonomisë nga vendet e Europës Qendrore e Lindore ishin të pranishëm në këtë konferencë shtypi. Ata folën për arritjen e takimit, linjat e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe arritjet e deritanishme. Të pranishmit shpallën dhe fillimin zyrtar të ndërtimit të Zonës së Parë Demonstrative të Bashkëpunimit Ekonomik e Tregtar "16+1" në Ningbo.
Fu Ziying u shpreh se gjatë këtij ministeriali palët diskutuan pikëpamjet e tyre dhe arritën në shumë pika të përbashkëta për "Thellimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar 16+1, mbi forcimin e vazhdueshëm të integrimit të nismës "Një brez, një rrugë" me strategjitë e zhvillimit të vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit konkret brenda kornizës së Bashkëpunimit "16+1" në sektorët e tregtisë, investimeve, infrastrukturës, ndërmarrjeve të vogla e të mesme etj. (Du)