Kinë, ulet vëllimi i rezervës valutore në maj

2018-06-08 10:31:02 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore e Kinës, vëllimi i rezervës valutore në fund të majit arriti në 3.1 trilionë dollarë. Në krahasim me fundin e prillit, kjo vlerë u ul 14.2 miliardë dollarë, ose 0.46 për qind.

Analistët janë të mendimit se, kjo ulje e lehtë e vëllimit të rezervës valutore ka ardhur kryesisht nga prirja e monedhave kryesore ndërkombëtare. Indeksi i dollarit amerikan u ngrit në maj, duke shkaktuar një rënie pak të lartë ndaj monedhave të tjera.

Për prirjen e ardhshme të rezervës valutore, një zyrtar i Administratës së Këmbimit Valutor të Kinës u shpreh se, ekonomia e Kinës ka aftësi dhe kushte për të ruajtur rritjen e qëndrueshme. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore