Zimbabve jep viza në mbërritje për turistët kinezë

2018-06-08 10:00:36 CRI Komenti juaj Printoni

(Zimbabve)

Qeveria e Zimbabvesë njoftoi vendimin për dhënien e vizave në mbërritje për turistët kinezë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Zimbabvesë, Obert Mpofu, tha se politika e re e vizave do të fillojë më 1 korrik.

Ambasadori i Kinës në Zimbabve, Huang Ping, tha se zbatimi i kësaj politike do të ndihmojë në tërheqjen e më shumë turistëve dhe investitorëve kinezë në vend.

Megjithatë, ai vuri në dukje gjithashtu se do të ketë një nevojë në rritje për të mbrojtur interesat e turistëve dhe kompanive kineze, pas zbatimit të kësaj politike lehtësuese.

Autoritetet e Zimbabvesë shpresojnë që për tre vjetët e ardhshme të tërheqin të paktën 100 000 turistë kinezë.

Sipas statistikave, numri i turistëve kinezë në Zimbabve për këtë vit ka arritur, deri më tani, në vetëm 2 700, krahasuar me 10 000 turistë të regjistruar gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore